25-vjeçari shqiptar transportohet me helikopter në spital, në luftë për jetën

Aksidentohet rëndë një djalë i ri, 25 vjeç, në Itali. Mediat italiane raportojnë se i riu me iniciale A. T., ishte në timonin e një mjeti tip furgon dhe në rrethana ende të paqarta humbi kontrollin, doli nga rruga dhe u përplas me një bordurë anësore.

Përplasja ishte aq e fortë sa i riu mbeti i plagosur rëndë. Në vend mbërritën forca të policisë, të njoftuar nga udhëtarë të tjerë që u bënë dëshmitarë të aksidentit të rëndë.

U desh mbërritja e një helikopteri për të bërë të mundur transportin me urgjencë të të riut në spitalin Gemelli në Romë. Gjendja e tij thuhet se mbetet kritike, por nuk ka ende detaje nga mjekët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?