25-vjetori i ribashkimit të Gjermanisë, Nishani uron homologun gjerman

Ambasada gjermane në Tiranë kujton 3 tetorin, që përkon me 25-vjetorin e ribashkimit të Gjermanisë. Ambasada gjermane në Tiranë ka publikuar te shtunën në statusin e saj Facebook përvec komentit edhe një video, ku qytetarët gjermane bashkohen të entusiazmuar. “Sot nr festojmë 25-vjetorin e ribashkimit të Gjermanisë. Ne gjermanët kemi mësuar se asgjë nuk duhet të mbetet ashtu siç është. Ndryshimi për më mirë është i mundur!”, thotë Kancelarja Merkel. Këtu gjeni disa pamjet historike nga arkivat e filmit”, shkruan në statusin e saj Facebook ambasada gjermane ne Tiranë.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani,  ka uruar Presidentin e Republikës Federale Gjermane, Joachim Gauck me rastin e 25-vjetorit të Ditës së Bashkimit Gjerman.
Me rastin e 25-vjetorit, kam kënaqësinë që në emrin e popullit shqiptar, të përcjell urimet më të ngrohta për Ju dhe popullin mik gjerman,” shkruan në mesazhin e tij Nishani.
Nishani e ka falenderuar presidentin Gauck edhe për mbështetjen “që Gjermania dhe populli gjerman i kanë dhënë Shqipërisë në zhvillimin ekonomik të vendit, anëtarësimin në NATO, si dhe procesin e integrimit evropian”.
Në mesazhin e tij, Presidenti i Shqipërisë e ka cilësuar partneritetin mes dy vendeve si garanci për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.

 

 

SHKARKO APP