FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

NATO rrëzon raketën e Iranit mbi Turqi, reagon Ankaraja

Një raketë balistike e lëshuar nga Irani dhe që po drejtohej drejt hapësirës ajrore turke, pasi kaloi mbi Siri dhe Irak, është shkatërruar nga sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes.

Një municion balistik i lëshuar nga Irani, që u detektua duke kaluar nëpër hapësirën ajrore të Irakut dhe Sirisë dhe duke u drejtuar drejt hapësirës ajrore turke, u intereceptua në kohën e duhur nga asetet e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s të vendosura në Mesdheun lindor dhe u neutralizua”, thuhet në deklaratën e ministrisë të mërkurën.

Nuk raportohet për viktima apo të lënduar, duke theksuar se Ankaraja rezervon të drejtën për t’iu përgjigjur çdo veprimi armiqësor kundër saj, ndërsa paralajmëroi palët që të shmangin përshkallëzimin e konfliktit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Baza Ajrore e Incirlikut në Turqi përdoret nga forcat ushtarake të huaja, kryesisht nga SHBA dhe aleatët e tjerë të NATO-s. Baza është nën kontrollin e forcave ajrore turke, por funksionon si një bazë e përbashkët turko-amerikane.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?