Publikohet kalendari për aplikimin dhe regjistrimin e studentëve në universitete

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu ka publikuar mëngjesin e së shtunës kalendarin 2024 për aplikimin në universitete.

Nga data 15-29 korrik është afati për pagesën e tarifave dhe nga 30 korriku deri më 4 gusht maturantët do të kenë mundësi për aplikimin online për përzgjedhjen e programeve të studimit.

Pas dorëzimit të mandatit të pagesës, sekretaritë e shkollave konfirmojnë pagesën e kryer brenda datës 29 korrik 2024, në portalin U-Albania.

Më 28 gusht është faza e ankimimit.

Më 30 gusht-13 shtator është faza e regjistrimit në Institucionet e Arsimit të Lartë, ndërsa do të ketë publikim real të renditjes dhe në fund faza e çregjistrimit, për të cilën është caktuar një kohëzgjatje nga 14-15 shtator.

SHKARKO APP