26-vjeçari me “Ferrari” e “Porsche”, joshte femrat dhe i nxirrte në rrugë si prostituta
Operacionin për trafiqe të paligjshme në Tiranë, dje vuri në pranga 26 vjecarin, Dario Prifti. Sakaq, sot mësohen të tjera fakte lidhur me këtë ngjarje.
Dario Prifti nga Fushë Mamurrasi u ndal nga agjentët e sektorit të trafiqeve në orët e para të mëngjesit të së dielës, kur ai po përgatitej për të shkuar në Itali së bashku me një vajzë, të cilën do ta shfrytëzonte si prostitutë.
Burimet thonë për “News24” se Dario Prifti së bashku me personin tjetër të shpallur në kërkim, dyshohet se përveç këtij rasti të mbetur në tentativë kanë trafikuar edhe dy vajza të tjera nga Tirana në Itali. Vajzat mashtroheshin, duke krijuar një marrëdhënie intime me djemtë dhe pas një lidhje disajavore ata i shfrytëzonin si prostituta.
Në rast se vajzat kundërshtonin ata i dhunonin fizikisht dhe psikologjikisht. Po ashtu, Dario Prifti dhe bashkëpunëtori i tij dyshohen të jenë autorë të disa grabitjeve në Itali, kryesisht grabitje banesash. “Ferrari” dhe makina “Porsche” janë gjetur të fshehura në garazhin e shtëpisë së Dario Priftit.
Makina “Ferrari” dyshohet të jetë e vjedhur në Itali, por nuk rezulton të jetë e deklaruar si e tillë në sistem. Policia e Tiranës do të kontaktojë me zyrën e Interpolit për gjetjen e pronarit të makinës.

KOHA JONË SONDAZH

