26-vjeçari nga Elbasani kapet me drogë pranë shkollave në Tiranë

Një 26-vjeçar nga Elbasani është arrestuar në flagrancë në Tiranë, pasi dyshohet se kishte përgatitur për shitje dhjetëra doza kokainë në zona të ndryshme të kryeqytetit, përfshirë edhe pranë perimetrit të sigurisë së shkollave.

Operacioni policor i koduar “Perimetri” u zhvillua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit Nr. 4.

Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit Xh. M., 26 vjeç, banues në Elbasan, efektivët gjetën dhe sekuestruan dhjetëra doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, të ndara dhe të gatshme për shpërndarje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas hetimeve paraprake, i riu dyshohet se kishte siguruar lëndën narkotike me qëllim shitjen e saj në disa zona të Tiranës, përfshirë edhe ambiente pranë shkollave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu, gjatë kontrollit, policia i sekuestroi edhe një mjet prerës, thikë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?