27 ura të amortizuara në mbarë vendin, ARRSH: Së shpejti nis rikonstruksioni

Ura e Beshirit në Ndroq, një prej 27 urave të cilat do të rindërtohen apo rikonstruktohen për shkak të amortizimit dhe se nuk kanë parametra të sigurisë. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka inspektuar 100 ura në të gjithë vendin. Por vetëm 27 prej tyre do t’u nënshtrohen ndërhyrjeve.

”Janë ura të ndërtuara mbi 50-vjeçare. Është bërë një renditje për ndërhyje, nga 1 deri në 100 në varësi jo vetëm të rrezikshmërisë pasi ato janë të qarkullueshme aktualisht, por me kalimin e kohës u bë një ndërthyrje e rrezikshmërisë, vendndodhjes së urës për shkak të fluksit të lëvizjes që ka mbi të dhe tipologjisë së rrugës ku kalon”,-tha Evis Berberi, Drejtor i ARRSH-së. 3 urat e para që do të rindërtohen kapin vlerën e 15 mln dollarëve.

NDËRTIMI DHE RIKONSTRUKSIONI I 27 URAVE NË SHQIPËRI:

Ura e Beshirit
Ura e Uzinës (Rubik)
Ura e Dragotit
Ura e Drithasit
Ura auto/hekurudhore e Rrogozhinës
Ura Viroit
Ura e Matit
Ura Lokalitet Klos
Ura e Drashovicës
Ura e Turanit
Ura e Karicës
Ura Selenicë nr. 2
Ura Hyrje SelenicëUra Selenicë nr. 3
Ura Çesma Milloj
Ura e Topojanit
Ura e Shkollës
Ura Murashi nr. 2
Ura Lekaj
Ura Selenicë nr.1
Ura e Lekës
Ura Demushaj
Ura e Klosit (qendër)
Ura e qytetit Fushë-Arrëz
Ura e Kirit
Ura Markolaj
Ura Këlcyrë

SHKARKO APP