27-vjeçarja tentoi të hidhej me fëmijët në lum, burri: Nuk i kam vënë dorë, dyshoja për tradhëti por…

Një tjetër tragjedi do të ndodhte në Shkodër, nëse 27-vjeçare bashkë me katër fëmijët e saj, do të hidheshin në lumin Buna. Gruaja me fëmijët u shpëtua nga Policia në çastet para se të ndodhte akti. Bashkëshorti i 27-vjeçares, Ajet Isufi, në një lidhje live në emisionin ”Me Zemër të Hapur” ka treguar detaje nga jeta e tyre në çift.

Ai ka rrëfyer se shpesh edhe ka gabuar duke e akuzuar të shoqen për tradhti bashkëshortore duke shtuar ka qenë xheloz. Nga ana tjetër, ai mohoi të ketë pasur dhunë psikologjike apo fizike nga ana e tij kundrejt 27-vjeçares.

”Kam menduar se ka bërë tradhti, kam qenë xheloz. Nuk e kam rrahur kurrë. Shpresoj që gjithçka të bëhet mirë sepse nëse merr fund familja, jeta ime është drejt vdekjes. Kemi pasur debate, por nuk i kemi çuar deri në ekstrem”, u shpreh ai.

SHKARKO APP