27-vjeçarja u gjet e mbytur në rezervuar, familjarët: Vuante nga depresioni
Detaje të reja mësohen nga vetëvrasja e 27-vjeçares, e cila u gjet pa shenja jete në rezervuarin e fshatit Rrënxë në Dibër. Shpëtime Shehu nga Vrenjt i Njësisë Administrative Kastriot dyshohet se vuante nga depresioni.
Ajo u largua në mëngjes nga shtëpia dhe është pikasur fillimisht rreth orës 11:30 nga një bari i zonës i cili ka tentuar të njoftojë banorët e zonës për ta identifikuar dhe menjëherë ka njoftuar policinë.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më parë, ku u gjet pa shenja jete në rezervuarin e fshatit Rrenxë, një shtetase, pas verifikimeve të kryera është bërë identifikimi i saj dhe është shtetasja me inicialet Sh.Sh, banuese në fshatin Vrenjt. Paraprakisht dyshohet se është vetëmbytur, pasi sipas familjarëve vuante nga depresioni. Nga kqyrja e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”,-informon Policia e Shtetit.
KOHA JONË SONDAZH

