276 fëmijë me Covid-19, Kuli: 8 të shtruar në spital

276 fëmijë janë prekur nga Covid-19 që nga fillimi i epidemisë. 13% e tyre janë ende të sëmurë aktivë dhe në 14 shtator nuk do të shkojnë në shkollë. Në shërbimin infektiv të Pediatrisë janë të shtruar 8 fëmijë të cilët po e kalojnë më rëndë Covid-19. Deri më tani nuk ka pasur humbje jete por Gjeorgjina Kuli, shefja e infektivit të pediatrisë thotë se nuk kanë munguar rastet e rënda.

Kuli thotë se numri i fëmijëve të infektuar mund të jetë më i lartë se shifrat zyrtare. Me rikthimin e nxënësve në shkolla, ajo parashikon rritje të rasteve pozitive ndaj ka disa këshilla për prindërit. “Të jenë të kujdesshëm për fëmijët e tyre, çdo mëngjes t’i masin temperaturën dhe nëse kanë qoftë edhe temperaturë të lehtë, duhet ta izolojnë fëmijën, jo t’i japin paracetamol dhe ta dërgojnë në shkollë”,- thotë ajo.

Me fillimin e virozave, shenjat e gripit mund të ngatërrohen me Covidin. Infeksionistja Kuli thotë se edhe për shenjat më të lehta, fëmijët duhet të mbahen në shtëpi derisa mjeku i familjes të aprovojë rikthimin në shkollë.

SHKARKO APP