277 raste të reja me Covid-19, Ministria: Mos neglizhoni vaksinimin

Edhe në 24 orët e fundit ka raste të reja në rritje nga Covid-19, por asnjë viktimë. Nga 957 testime kanë rezultuar pozitivë 277 qytetarë.

”175 në Tiranë, 19 në Fier, nga 10 qytetarë në Lushnje, Vlorë, 7 në Patos, nga 6 qytetarë në Durrës, Gjirokastër, 5 në Sarandë, 4 në Himarë, nga 3 qytetarë në Lezhë, Kurbin, Kamëz, Vorë, Pogradec, nga 2 qytetarë në Shkodër, Divjakë, Selenicë, Skrapar, Elbasan, nga 1 qytetar në Krujë, Kavajë, Dibër, Roskovec, Mallakastër, Delvinë, Dropull, Korçë, Kuçovë, Poliçan”.

Janë 1,045 qytetarë aktivë në gjithë vendin. Në spitalin Covid 3 po marrin trajtim 8 pacientë.  Janë shëruar 61 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,398 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Statistika (22 Qershor 2022)

Raste të reja ditore 277
Të shëruar në 24 orë 61
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 957
Testime totale 1,840,232
Raste pozitive 277,940
Raste të shëruara 273,398
Raste Aktive 1,045
Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 797
Fier 77
Vlorë 60
Durrës 27
Korçë 18
Lezhë 17
Elbasan 13
Berat 11
Gjirokastër 11
Shkodër 9
Dibër 4
Kukës 1

SHKARKO APP