28 humbje jete dhe mbi 1 mijë raste në 24 e fundit në Greqi

Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë publikuar të dhënat e fundit të COVID-19 atje. Në njoftimin zyrtar thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 1.319 persona të infektuar.

28 persona nuk kanë mundur të fitojnë betejën me virusin, duke e çuar këtë shifër, që prej fillimit të pandemisë në 14.169. Aktualisht, 378 pacientë ndodhen në intubim, shumica prej të cilëve janë të pavaksinuar, ose pjesërisht të vaksinuar.

Mosha mesatare e rasteve është 39 vjeç, ndërsa e viktimave 78. Sa i përket shpërndarjes gjeografike të rasteve, 199 infeksione të reja u regjistruan në Atikë, 177 në Selanik, 54 në Achaia, 44 në Larisa, 43 në Pella dhe 40 në Heraklion.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?