28 mijë forca nga 26 kombe operacione gati të njëkohshme në Shqipëri

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka publikuar një video me rastin e nisjes së stërvitjes së NATO-s në Shqipëri “Defender Europe 21”.

Në njoftimin në rrjetet sociale, ambasada shkruan se SHBA-ja është e lumtur që Shqipëria e pret këtë stërvitje, pjesë e së cilës janë 28 mijë forca nga 26 kombe. Ato do të kryejnë operacione të njëkohshme në më shumë se 30 zona trajnimi në 12 vende.

“Ne jemi të lumtur që Shqipëria pret Defender Europe 21. Si pjesë e stërvitjes ushtarake, afërsisht 28 mijë forca shumëkombëshe nga 26 kombe do të kryejnë operacione gati të njëkohshme në më shumë se 30 zona trajnimi në 12 vende”, thekson ambasada e SHBA në Tiranë.

Stërvitja “Defender Europe 21”, ku do të marrin pjesë rreth 6000 trupa dhe qindra mjete ushtarake nga SHBA, Shqipëria dhe vendeve të tjera aleate, do të zhvillohet në bazat kryesore ushtarake të vendit tonë gjatë muajit maj të këtij viti.

SHKARKO APP