28 pemë për 28 vjet liri, Sakja: Bashkë për Parkun Rekreativ (FOTO)

Jo me protestë e larg fjalimeve që politikanët dinë të bëjnë por me një simbolikë pro qytetit, në Kavajë 8 dhjetori i Ditës së Rinisë u organizua me një mesazh të fortë.

28 pemë për 28 vjetorin e demostratave të rinisë të viteve 1990, që rrëzuan sistemin komunist. Kreu i Bashkisë së Kavajës, Isa Sakja së bashku me të rinjtë e Forumit Rinor të PD-së në Kavajë, i dhanë sot Parkut Rekreativ të qytetit, 28 pemë.

Nga ana tjetër, Sakja i ka bërë thirrje qytetarëve të Kavajës, që ti bashkohen kësaj nisme, për të mbjedhur pemë në Parkun Rekreativ, që pritet ti japë qytetin ajërin e pastër, gjelbërim dhe ambiente shplodhëse, të munguara prej vitesh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

28 pemë për 28 vjet liri! Sot së bashku me Forumin Rinor të Partisë Demokratike nisëm t’i japim jetë mushkërisë më të re të qytetit, Parkut Rekreativ, i ndërtuar tërësisht me fondet e bashkisë! Eja dhe ti mbill pemën tënde, e ndihmo për një Kavajë më të bukur! Çdo qytetar është i mirëpritur në mbështetje të kësaj nisme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?