28-vjeçari durrësak i jep fund jetës duke u vetëvarur. Çfarë thotë policia
Aktualitet E Hënë, 21 Shtator 2020 09:38
Një 28-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në fshatin Shkallnur të Durrësit.
“Më datë 21.09.2020, rreth orës 07:15, në fshatin Shkallnur, Durrës, është gjetur i vetëvarur në banesë, shtetasi F. K., 28 vjeç, banues në Shkallnur”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.