28-vjeçarja që u dhunua në mënyrë makabre, gazetarja Lala: Gjithë trupi i çarë me majën e thikës

28-vjeçarja e cila ishte kthyer nga Gjermania për të nisur bashkëjetesën me të dashurin e saj, por nga ai siç thotë, pa vdekjen me sy. Reisi B, merr trajtim mjekësor në spital si pasojë e dëmtimeve nga dhuna e ushtruar, ndërsa thotë se shkak ishte xhelozia e të riut.

Gleart Gusholli mbajti peng për një javë dhe dhunoi në mënyrë makabre të dashurën e tij 28-vjeçare. Gazetarja Klodiana Lala e cila ka qenë e pranishme në spitalin e Traumës pasi mësoi lajmin, tregoi në një intervistë për ”Euronews Albania”, se kishte parë plagët në trupin e të resë.

“Në një moment ajo ngriti tutën që mbante veshur dhe kishte komplet trupin të goditur me majën e thikës. Ne nuk e dimë akoma se çfarë ka ndodhur brenda asaj shtëpie, nëse ka pasur persona të dytë apo të tretë të përfshirë. Ne kemi rrëfimin e një vajze që cilido qoftë motivi, problemi është se sot një djalë 31-vjeçar i cili më herët ka qenë në burg në Austri, vajza e ka pritur sa ka dalë nga burgu dhe të rinisin jetën së bashku. Ai ka shkuar deri aty, sa dhuna ka qenë aq e tmerrshme dhe aq barbare sa vajza ka menduar të vrasë veten”,- u shpreh Lala.

SHKARKO APP