280 vatra të qëllimshme nëpër Shqipëri

Fund gushti ka regjistruar temperatura të larta, të cilat po shënojnë shtim të numrit të zjarreve. Përgjatë këtij muaji, 280 vatra zjarri që kanë shkaktuar djegien e mbi 100 hektarëve pyeje në zona urbane dhe parqet e mbrojtura, nga pakujdesia e djegies së kullotave dhe hedhja e cigareve. Sipas Emergjencave Civile rezulton se qarku i Elbasan kryeson me 49 vatra zjarri, Shkodra me 42 vatra zjarri, ndjekur nga Dibra me 39 vatra zjarri.

Grupet e vullnetarëve të krijuara nga krerët e bashkive për shuarjen e zjarrit nuk kanë funksionuar dhe qytetarët janë angazhuar për shuarjen e flakëve vetëm në rastet kur është rrezikuar jeta apo banesa e tyre. Qarku i Vlorës ka pasur 28 vatra zjarresh ku situate më kritike ka qenë në datat 28-29 gusht në ndërsa sipërfaqja ka qenë më e madhe me 218h ku nuk kanë shpëtuar as drurët frutorë si ulliri në zonën e Delvinës.

Përgjatë gushtit në dy vatrat e zjarrit si Shëngjin dhe Delvinë është kërkuar ndihmë edhe nga fqinjët për të ndërhyrë nga ajri me forcat e Malit të Zi dhe Greqisë, ndërsa vënia në kontroll e këtyre vatrave ka bërë që të anulohen më pas këto operacione.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?