285 raste aktive në të gjithë vendin, 2 të shtruar në spital nga Covid-19

Në 24 orët e fundit nuk ka humbje jete nga Covid-19. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, po në 24 orët e fundit janë kryer 542 testime, nga të cilat kanë dalë pozitivë 24 qytetarë.

”11 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Fier, Sarandë, Gjirokastër, nga 1 qytetarë në Fushë Arrëz, Kurbin, Divjakë, Vlorë, Selenicë, Himarë, Tepelenë”.

Janë 285 qytetarë aktivë në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin Covid 3 po marrin trajtim 2 pacientë. Janë shëruar 32 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,557 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (13 Tetor 2022)

Raste të reja ditore 24
Të shëruar në 24 orë 32
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 542
Testime totale 1,988,750
Raste pozitive 331,433
Raste të shëruara 327,557
Raste Aktive 285
Humbje jete 3,591

SHKARKO APP