29 Nëntori, Presidenti Meta dhe Kryeministri Rama zhvillojnë ceremoni te Varrezat e Dëshmorëve

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama, si dhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla kanë zhvilluar paraditen e sotme ceremoni zyrtare te Varrezat e Dëshmorëve me rastin e 29 Nëntorit, 77-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë.

Krerët më të lartë të shtetit, kanë vendosur kurora me lule dhe kanë nderuar dëshmorët.

Presidenti Meta uron shqiptarët me fjalët:

Swiss Digital Desktop Reklama

GËZUAR DITËN E ÇLIRIMIT!
Lavdi dëshmorëve dhe heronjve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, gjakut dhe sakrificave të bijve dhe bijave më patriotë për mbrojtjen e Lirisë dhe Sovranitetit të Shqipërisë!”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa Kryeministri shkruan: “Lavdi dëshmorëve të Atdheut”.

 

29 Nëntori i sotëm shënon 77-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë nga forcat naziste gjermane.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?