3 autobusë me punonjës sezonal i drejtohen Greqisë
Pas një marrëveshje mes dy qeverive shqiptare dhe asaj greke, për të mundësuar lejimin e punonjësve sezonal, ka bërë që autobusët e parë t’i drejtohen Kakavijës. Këtë të premte kanë qenë 3 autobusë që i janë drejtuar Greqisë për të punuar në bujqësi.
Punonjësit që i janë drejtuar sot Greqisë kanë qenë nga Korça dhe Elbasani, ndërsa në një autobus ndodhen rreth 30 veta. Ata thanë se respektohet distanca sociale. “Kam aplikuar për të punuar në Greqi. Ka aplikuar greku që andej, kam punuar dhe më parë. Jemi rreth 30 veta në autobus dhe do të punojmë në bujqësi. Në autobus jemi në distancë nga njëri tjetri, duke lënë një sedilje bosh”.
Kufijtë janë ende të mbyllur për shkak të situatës së krijuar ngavirusi por pas një marrëveshje mes dy qeverive, u bë e mundur që të lejohej kalimi i punonjësve sezonalë dhe pritet që nga kjo marrëveshje të përfitojnë rreth 15 mijë të tjerë.