3 jetë të humbura në 24 orë, MSH: 70-vjeçari vuante nga diabeti
Një humbje jete ka ndodhur në spitalin infektiv, si pasojë e Covid-19. Një pacient 70-vjeçar nga Shkodra, i cili po trajtohej në terapi intensive nuk e ka fituar dot betejën, megjithë asistencën e madhe mjekësore. 70-vjeçari i konfirmuar me Covid-19, vuante nga diabeti dhe ishte i shtruar prej disa ditësh në gjendje të rëndë. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe i kujton edhe një herë qytetarëve të tregojnë kujdes me respektimin e rregullave, distancimin fizik, përdorimin e maskës, higjienën vetjake, pēr të kufizuar përhapjen e Covid-19. Nga fillimi i epidemisë, 56 qytetarë e kanë humbur betejën me sëmundjen.