3 mandate si kryebashiake, dënohet me burg Rajmonda Balilaj

Ish-kryetarja e Bashkisë së Patosit, Rajmonda Balilaj, këtë të mërkurë është dënuar nga GJKKO me 2 vite burg. Dënimi është konvertuar në 2 vjet e 8 muaj në shërbim prove. Balilaj e mbajti postin e kryebashkiakes për tre mandate, dhe akuzohet për abuzim me dy tendera. GJKKO ka dënuar me burg Anisa Petani, ish nënkryetare, Shkëlqim Beqiraj, ish-sekretar i Përgjithshëm, Enirjada Rizaj, ish anëtare e komisionit të ofertave në Bashkinë e Patosit, vartës të Balilajt.

Anisa Petani është dënuar me 1 vit burg dhe dënimi i saj është konvertuar në 2 vjet shërbim prove, nën akuzën për “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 258.

Enirjada Rizaj është dënuar me 1 vit burg dhe dënimi i saj është kovertuar në 2 vjet shërbim prove, nën akuzën për “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 258.

SHKARKO APP