3 mln euro drogë nga Shqipëria, kapet gomonia në Itali

Në vijim të luftës kundër trafikut të drogës, policia italiane ka kapur një tjetër gomone me drogë e trafikuar nga Shqipëria drejt Italisë.

Gomonia u sekuestrua sot në ujërat e Adriatikut. Guardia di Finanza italiane në bashkëpunim me rojen bregdetare të Barit kanë ndaluar një gomone të dyshimtë që po lundronte nga ujërat ndërkombëtare drejt brigjeve italiane.Sdh

Kontrolli i imtësishëm i gomones çoi në sekuestrimin e  352 kg marijuanë e ndarë në 222 pako.

Swiss Digital Desktop Reklama

Droga e kapur mund t’i sillte organizatave kriminale një vlerë përfitimi prej mbi 3 milionë euro, shkruajnë mediat italiane. Në pranga është vënë skafisti, një 41 vjecar italian banues në qytetin e Lecces.

Swiss Digital Mobile Reklama

Operacioni është kryer në bashkëpunim me reparitin e Financës italiane pozicionuar në portin e Durrësit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?