3 orë, përfundon protesta e opozitës
Prej orës 9:30 deri në 12:30, opozita nisi mosbindjen civile ku bllokoi 4 akset kryesore në vend.
Për gati 3 orë, rrugët kombëtare në Milot, Vorë, Elbasan dhe Lushnje kanë qëndruar të bllokuara. Përveç mesazheve politike nuk pati asnjë incident tjetër.
Ajo që ra në sy ishte fakti se asnjë prej shoferëve që ishin të bllokuar në rrugë nuk i ra burive, por të gjithë ata iu bashkuan protestës duke dalë kundër qeverisë. Sipas tyre, taksat janë rritur shumë dhe nuk po i dilet më.
KOHA JONË SONDAZH

