3 problemet e Shqipërisë në PE, Gjosha: Qeveria po largon rininë

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, përmes një postimi në facebook, ka shkruar për çëshjtet që ka diskutuar sot në Parlamentin Europian.

Deputetja e LSI-së, tregon se foli për Reformën në Drejtësi dhe për faktin se Shqipëria është pa Gjykatë Kushtetuese. Protesta e banorëve të ”Astirit”, nuk u la mënjanë.

”E drejta e pronës është një nga plagët më të mëdha të qytetarëve shqiptar. Rasti i Unazës së re në Tiranë është vetëm fillimi i asaj çka do të shohim në gjithë Shqipërinë. Kjo nuk është çështje që zgjidhet me arrogancë por që kërkon një vëmendje edhe më të madhe edhe nga vetë Komisioni Europian”,-shkruan Gjosha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej deputetja ka përçuar thirrjen se Shqipëria ka nevojë urgjente për fillimin e bisedimeve për anëtarësim. ”Ky është i vetmi proçes që mund të kuadratojë qeverisjen brenda kornizës së rregullave dhe standarteve”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Postimi i plotë

Sot në Parlamentin Europian, në një tryezë të rrumbullakët të nivelit të lartë për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Në fjalën time ngrita disa çështje kryesore që kanë të bëjnë me shtetin e së drejtës, të drejtat e njeriut si dhe largimin masiv të trurit nga Shqipëria.

1. Reforma në drejtësi është një produkt i të gjitha forcave politike, ku LSI ka luajtur një rol kyç. Panvarësisht ecurisë së reformës është e rëndësishme të analizojmë momentin ku ne ndodhemi sot me sistemin e drejtësisë. Shqipëria është pa një Gjykatë Kushtetuese dhe pa një Gjykatë të Lartë. Ajo që quhet check and balance dhe që ka një rëndësi të madhe në demokraci, te ne është jo funksionale. Sistemi është në kolaps dhe rreziku që vjen nga kjo është tepër i madh.

2. E drejta e pronës është një nga plagët më të mëdha të qytetarëve shqiptar. Rasti i Unazës së re në Tiranë është vetëm fillimi i asaj çka do të shohim në gjithë Shqipërinë. Kjo nuk është çështje që zgjidhet me arrogancë por që kërkon një vëmendje edhe më të madhe edhe nga vetë Komisioni Europian.

3. Për fat të keq politika në Shqipëri nuk ka qënë kurrë kaq e pashpresë dhe e polarizuar sa është sot. Keq qeverisja ka sjellë largimin në masë të shtresës së mesme dhe rinisë, e cila po kthehet në një plagë të shoqërisë. Klima bashkëpunuese dhe fokusi te ekonomia janë të vetmet shtylla që mund ta frenojnë këtë fenomen.

Shqipëria ka nevojë urgjente për fillimin e bisedimeve për anëtarësim. Ky është i vetmi proçes që mund të kuadratojë qeverisjen brenda kornizës së rregullave dhe standarteve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?