
Rritet numri i të prekurëve me Covid-19 në Elbasan, pasi konfirmohen edhe 3 raste të reja. Nga 22 monstra të dërguara dje, kontakte të të infektuarit të mëparshëm, 3 kanë rezultuar pozitive. Me tre rastet e reja numri i të infektuarve në Elbasan shkon në 15.