3 të vr@rë në 5 ditë, Berisha: Rendi në dorën e kr@mit

Sali Berisha ka folur nga dritarja e banesës për ngjarjet kriminale në vend, ku mes viktimave ishte dhe një 14 vjeçar i cili u vra pas një zënke me një bashkëmoshatar pranë shkollës “Fan Noli”. Berisha deklaroi se këto ngjarje janë një tregues se ligji dhe rendi janë në dorë të krimit.

“Miq, brenda pesë ditësh vendi është tronditur nga tri vrasje, dy prej tyre atentate mafioze dhe një përleshje që solli humbjen tragjike të jetës të nxënësit 14-vjeçar.

Duke i shprehur ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave dhe duke dënuar me forcën më të madhe këto akte kriminale, shtoj se kjo situatë alarmante tregon mjaft qartë se rendi dhe ligji janë në dore të krimit, i cili ka indiferencën dhe shpesh bashkëpunimin e shtetit në aktet e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse nuk reagojmë, jeta e gjithsecilit prej nesh, familjarëve, fëmijëve, nipërve apo mbesave mund të jetë humbja e radhës”, tha Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?