3 vetëvrasjet e pacientëve tek ”Shefqet Ndroqi”, psikiatria: Nga paniku

52-vjeçari nga Tropoja, që i dha fund jetës duke u hedhur nga dritarja e katit të katërt e ”Shefqet Ndroqi”, një javë pasi ishte infektuar me Covid-19, nuk e kishte njërën këmbë. Në vlerësimin e psikiatres, Arjana Rreli ky rast dhe dy vetëvrasjet e mëparshme në të njëjta rrethana, kanë ndodhur për shkak të panikut dhe parashikimit në mënyrën më të keqe të finales.

”Jo rastësisht ndodh i treti rast në “Shefqet Ndroqi”. Është spital me më shumë shtretër Covid. Janë 200 shtretër. Edhe probabiliteti për të hasur një person që në terren ka personalitet të brishtë. Ka një analizë të rastit që më shumë e panikut se sa është racional. Secili nga ne e mendon tmerr infektimin. Ka persona që thellohen shumë në këtë analizë. Duke parashikuar keq këtë finale dhe marrin vendimin për vetëvrasje. Vetë Covid-19 si infeksion nuk lë pa prekur sistemin mendor. Rastet në literaturë thonë për dëmtime neurologjike. Të nervave dhe jo të trurit. Një personalitet që është shumë më tepër emotiv, që është mësuar me analiza, detaje, ngarkesa psikologjike që i përshkallëzon me pritshmëri negative. Është një subjekt gjysmë i gatshëm për të implikuar në gjendjen psikologjike. Edhe vendosja në kushte spitalore”, tha ajo.

Në fund, psikiatria Reli bëri thirrje që pandeminë Covid-19 të mos e marrim me ankth, por ta shikojmë si një periudhë kalimtare duke e zhvendosur përqendrimin edhe tek sektorë të tjerë të jetës.

”Të jetosh me një objektiv kaq gjatë, do të thotë se të gjitha forcat ti përqendrojmë këtu. Por të mos harrojmë se edhe sektorët e tjerë të jetës duan përqendrim. Kjo na bën më nervoz. Ulet përqendrimi tek gjërat që duhet ti çojmë përpara. Na bën akoma më ankthcioz. Patjetër se do e kemi një faturë të dytë në shëndetin tonë. Të mundohemi ta pranojmë dhe ta zbusim në mënyra të shëndetshme. Ta shikojmë si një periudhë kalimtare. Mos të jetojmë me terrorin, sa do zgjasë sepse është kosto për mendjen tonë. Pa diskutim se jemi në një fushë-betejë. Puna është se ne jemi të ndryshëm nga njëri-tjetrin se si e shohim këtë armik. Nuk ka nevojë të ngremë alarme. Frika dhe ankthi janë shumë racional që na bëjnë të marrim masa. Të mos kalojmë në atë analizën, skenarë të tmerrshme. Duhet të jemi të përgatitur. Eksperiencat që kalojnë të afërmit tanë duhet të na mësojnë. Në fund të fundit askush nga ne se parashikojmë si do vije tek ne ky infeksion. Është i pa parashikueshëm. Njeri në panik nxjerr gjithmonë vendime të gabuara. Ti tregojmë ndjenjat por pa ekzagjeruar”, shtoi psikiatria për ”Report Tv”.

SHKARKO APP