3 viktima, 158 raste të reja dhe 140 të shëruar në 24 orë nga Covid-19

Tre viktima, 140 të shëruar dhe 158 raste të reja në 905 testime, është bilanci i regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka informuar se aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 214 pacientë, 15 në terapi intensive dhe 3 të intubuar. Sipas ministrisë numri total i viktimave në vendin tonë ka arritur në 403, ndërsa të shëruar që nga fillimi i pandemisë janë 8,965 persona dhe 5,200 janë raste aktive. ”Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e rregullave të higjienës, distancimit fizik dhe vendosjen e maskës mbrojtëse. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid-19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth Covid-19”,-thuhet në reagimin për mediet.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të Covid-19 në Shqipëri: Janë kryer 905 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 158 qytetarë të prekur nga Covid-19.

Swiss Digital Desktop Reklama

Janë shëruar 140 qytetarë, duke e çuar në 8,965 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 98 të prekur në Tiranë, 8 raste në Fier dhe Elbasan, 6 raste në Durrës dhe Berat, 5 raste në Tropojë, 4 raste në Shkodër, 3 raste në Ura Vajgurore dhe Kuçovë, 2 raste në Krujë, Kurbin, Kavajë, Sarandë, Shijak, Skrapar, 1 rast në Korçë, Lezhë, Rrogozhinë, Gjirokastër, Malësi e Madhe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 214 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me Covid-1919, një 51 vjeçar nga Tropoja, një 74 vjeçar nga Peqini dhe një 80 vjeçar nga Tepelena.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e rregullave të higjienës, distancimit fizik dhe vendosjen e maskës mbrojtëse. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid-19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth Covid-19.

COVID-19 – Statistika (6 Tetor 2020)

Testime totale 93,926
Raste pozitive 14,568
Raste të shëruara 8,965
Raste Aktive 5,200
Humbje jete 403

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2704
Durrës 565
Shkodër 397
Lezhë 260
Korçë 241
Elbasan 233
Fier 223
Vlorë 184
Kukës 136
Berat 121
Dibër 80
Gjirokastër 56

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?