3 viktima dhe 121 raste të reja, Beqo: 97 të shëruar dhe më pak të shtruar në spitale
Situata me Covid-19 vijon të jetë e rëndë në Shqipëri. Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë, bëri me dije se janë shënuar 121 raste të reja nga 887 testime të kryera në 24 orët e fundit. Fatkeqësisht betejën me virusin vdekjeprurës nuk e kanë fituar tre qytetarë të tjerë, duke e çuar numrin total të viktimave në 370.
Në deklaratën për shtyp, Dr.Flutura Beqo nga Ministria e Shëndetësisë, tha se ”Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me Covid-19 një 70-vjeçar nga Tirana, 71-vjeçar nga Lushnja dhe një 81-vjeçar nga Korça. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”.
Shpërndarja gjeografike e të konfirmuarve pozitivë në 24 orëve të fundit është si vijon: 57 të prekur në Tiranë, 14 në Elbasan, 6 në Lezhë dhe Vlorë, 5 në Mirditë, 4 raste në Berat, 3 raste në Krujë, Lushnje, Patos, 2 raste në Kurbin, Dibër, Bulqizë, Gramsh, Vorë, 1 rast në Shkodër, Durrës, Fier, Librazhd, Kamëz, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, Divjakë, Fushë- Arrëz. Nga ana tjetër, Beqo theksoi se situata në spitale vijon të jetë e njëjtë, ku aktualisht 189 persona po marrin shërbim mjekësor. 18 pacientë janë në terapi intensive dhe 6 janë të intubuar.
Lajmi i mirë është që janë shëruar 97 persona të tjerë dhe që ka fillimi i pandemisë janë të shëruar 7139 qytetarë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i’u kujton edhe njëherë të mos e ulni vigjilencën.
”Përhapja mund të frenohet vetëm nëse në çdo moment jemi të kujdesshëm dhe respektojmë; distancimin fizik me të tjerët, larjen ose dezinfektimin e duarve, vendosjen e maskes ose barrierës mbrojtëse. Këto veprime të thjeshta e kufizojnë përhapjen e virusit të rrezikshëm. Ministria e Shëndetësisë ju rikujton numrin 127 të Urgjencës Kombëtare nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid-19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për shërbim psikologjik si dhe për çdo informacion tjetër rreth Covid-19”,- tha në fund të deklaratës për shtyp, Dr.Flutura Beqo.
COVID-19 – Statistika (23 Shtator 2020)
Testime totale 82.233
Raste pozitive 12787
Raste të shëruara 7139
Raste Aktive 5278
Humbje jete 370 (Qarku Tiranë 177, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 24, Fier 19, Korçë 18, Lezhë 15, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 2616
Durrës 564
Shkodër 381
Lezhë 305
Elbasan 304
Korçë 249
Fier 244
Vlorë 193
Kukës 150
Berat 105
Dibër 86
Gjirokastër 81