3 viktima dhe 151 raste të reja, rritet numri i shtrimeve në spitalet Covid

Covid-19 vijon që të shtojë rastet në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë, bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 824 testime, ku 151 kanë rezultuar pozitiv ndaj Covid-19. Në deklaratën për shtyp, Dr.Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik, tha se betejën nuk e kanë fituar 3 pacientë. ”Me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve në dy spitalet Covid, betejën me këtë virus të rrezikshëm nuk e kanë fituar një 75-vjeçar dhe një 76-vjeçare nga Durrësi dhe një 91-vjeçar nga Tirana. I shprehim ngushëllimet familjarëve”,- deklaroi Tomini.

Lajmi i mirë tha Tomini, është se 80 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6186 që nga fillimi i epidemisë ne vend. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 71 raste në Tiranë, 12 raste në Kavajë, 10 raste në Fier, 9 raste në Elbasan, 8 raste në Shkodër, 5 raste në Durrës, Lushnje, nga 4 raste në Divjakë, Fushë-Arrëz, Gramsh, nga 3 raste në Berat, Librazhd, Sarandë, 2 raste në Kukës, Gjirokastër, 1 rast në Krujë, Korçë, Has, Mallakastër, Kamëz, Pogradec.

Sa i përket shtrimeve në spitalet Covid, Tomini tha se numri është rritur. ”Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 198 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid-19, 21 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar”. Kurse pacientët që u prekën nga Covid-19 dhe që e fituan betejën por virusi vdekjeprurës i la pasoja, numri i të shruarëve është ulur. ”Gjithashtu në dy spitalet Covid janë duke marrë shërbim të specializuar 8 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me Covid-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes”.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e Covid-19. Për më tepër, Tomini ka edhe një apel për mësuesit, nxënësit, prindërit, që të mos e ulin vigjilencën asnjë moment në zbatimin e masave ndaj koronavirusit.

”Të nderuar qytetarë ju kujtojmë edhe një herë se çdo rast i identifikuar pozitiv, duhet të vetëizolohet dhe se shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid-19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, per sherbim psikologjik te specializuar dhe te sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth Covid-19”.

Statistika

Testime totale 68728
Raste pozitive 10406
Raste të shëruara 6186
Raste Aktive 3901
Humbje jete 319 (Qarku Tiranë 153, Durrës 44, Shkodër 36, Elbasan 19, Fier 16, Korçë 12, Lezhë 12, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2074
Durrës 454
Shkodër 313
Lezhë 216
Elbasan 175
Korçë 143
Vlorë 136
Kukës 130
Fier 122
Berat 68
Dibër 34
Gjirokastër 36.

SHKARKO APP