3 viktima dhe 288 raste të reja nga Covid-19

Situata me pandeminë e Covid-19 në vend vijon që të jetë e rëndë. Ministria e Shëndetësisë, bën me dije se në 24 orët e fundit betejën nuk e kanë fituar tre pacientë të prekur nga virusi vdekjeprurës dhe se rastet e reja janë 288. ”Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me Covid-19, një 50-vjeçar nga Lezha, një 56-vjeçare nga Tirana, një 88-vjeçar nga Tropoja. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”,- thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

”Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 147 raste në Tiranë, 16 në Fier, 14 në Krujë, Gjirokastër, 13 në Durrës, 11 në Kavajë, 10 në Lushnje, Gramsh, Kuçovë, 8 në Peqin, 7 në Elbasan, 4 në Shkodër, Kurbin, 3 në Tepelenë, 2 në Vlorë, Tropojë, Kamëz, Pogradec, Divjakë, 1 në Lezhë, Mirditë, Rrogozhinë, Berat, Dibër, Memaliaj, Skrapar”.

Lajmi i mirë është se janë shëruar 51 qytetarë, duke e çuar në 10705 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë prej masave që autoritetet shëndetësore ju rekomandojnë.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Evitoni grumbullimet e çdo lloji. Mbani maskën në mënyrë korrekte duke mbuluar hundën, gojën dhe mjekrën në ambientet e mbyllura dhe të hapura, respektoni distancimin fizik dhe higjienën personale. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid-19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth Covid-19”.

Swiss Digital Mobile Reklama

COVID-19 – Statistika (26 Tetor 2020)

Testime totale 118329
Raste pozitive 19,445
Raste të shëruara 10,705
Raste aktive 8260
Humbje jete 480

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4247
Durrës 779
Fier 535
Shkodër 498
Korçë 490
Lezhë 388
Elbasan 369
Vlorë 321
Berat 237
Kukës 184
Gjirokastër 119
Dibër 93

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?