3 viktima dhe 319 raste të reja me Covid në 24 orë

Pandemia e Covid-19 në Shqipëri, vijon që të jetë me shifra të larta. Ministria e Shëndetësisë, bën me dije se në 24 orët e fundit, betejën nuk e kanë fituar tre pacientë të prekur nga virusi vdekjeprurës. ”Me gjithë përpjekjet e mjekëve, ne 24 oret e fundit, kanë humbur jetën 3 qytetarë me Sars Cov2 pozitiv në 2 spitalet Covid: 72-vjeçare dhe 73-vjeçare nga Tirana, 81-vjeçare nga Berati, me sëmundje bashkëshoqëruese”,-informon Ministria e Shëndetësisë.

Po ashtu në 24 orët e fundit, janë kryer 1534 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 319 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2. ”Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 141 raste në Tiranë, 38 në Fier, 15 në Pogradec, nga 13 raste në Elbasan, Kavajë, 11 në Korçë, 9 në Krujë, nga 8 raste në Durrës, Berat, Kuçovë, 7 në Gramsh, nga 6 raste në Lezhë, Tropojë, Sarandë, nga 4 raste në Shkodër, Vlorë, Mirditë, Patos, nga 3 raste në Kurbin, Rrogozhinë, 2 në Devoll, nga 1 rast në Kukës, Lushnje, Gjirokastër, Ura Vajgurore, Bulqizë, Klos”,- thuhet më tej në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 90 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,097 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet Covid po trajtohen 301 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, i bën thirrje qytetarëve të mos e ulin vigjilencën për zbatimin e masave anti-covid, ruani distancën fizike me persona që nuk janë familjarët tuaj, kujdesuni për higjienën personale dhe mbani maskën në ambientet jashtë shtëpisë. ”Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid-19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik të specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth Covid-19”,- mbyllet njoftimin i Ministrisë së Shëndetësisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

COVID-19 – Statistika (30 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 319
Të shëruar ne 24 orë 90
Të shtruar në spitale 301
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 1534
Testime totale 123,960
Raste pozitive 20,634
Raste të shëruara 11,097
Raste Aktive 9,035
Humbje jete 502

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4566
Durrës 847
Fier 692
Korçë 569
Shkodër 522
Lezhë 405
Elbasan 395
Vlorë 360
Berat 266
Kukës 191
Gjirokastër 129
Dibër 93

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?