3 vjet burg për ish-kreun e INUK, Zyhdi Dajti

Prokuroria kërkon dënimin me 3.5 vjet burg për ish kreun e INUK Zyhdi Dajti,  i cili akuzohet për shpërdorim detyre.

Gjykata e Tiranës do të japë vendimin më 15 shtator. Dajti akuzohet për shpërdorim detyre, ndërsa vendimi për ish-kreun e Inspektoriatit Ndërtimor Kombëtar do të jepet nga Gjykata mv 15 shtator.

Avokatët mbrojtës të Dajtit kërkuan kohë për realizimin e mbrojtjes për klientin e tyre.

Rreth një vit më parë  Dajti u arrestua nga policia  me akuzën e  “Shpërdorimit të detyrës” në dy raste, atë të pezullimit të punimeve për zgjatimin e bulevardit të Tiranës, pavarësisht se kishte një vendim gjykate për mos i pezulluar ato; dhe prishjen me tritol të një objekti në rrugën e “Elbasanit”, të parën ndërtesë të hedhur në erë me tritol nga Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, ndonëse ajo ishte me leje.

SHKARKO APP