3-vjetori i agresionit rus në Ukrainë, ministri Hasani: Përpjekje për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme

Përmes një publikimi në rrjetet e tij sociale, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme z. Igli Hasani ka reaguar në përvjetorin e tretë të agresionit rus në Ukrainë.

”Në përvjetorin e tretë të agresionit të paprovokuar të Rusisë ndaj Ukrainës, Shqipëria riafirmon mbështetjen e saj të palëkundur për integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës, në linjë me qëndrimin e NATO-s dhe Bashkimit Evropian”,-nënvizon Ministri Hasani.

Ai shprehet se Shqipëria e dënon fuqishëm këtë shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare dhe nderon qëndrueshmërinë e popullit ukrainas. ”Çdo përpjekje duhet të bëhet për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën, popullin e saj, dhe sigurinë e Evropës dhe të botës”, shton ndër të tjera Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani në reagimin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?