3 zonat më të shtrenjta në Tiranë
Nga vëzhgimi dhe analizimi i çmimeve të ofruara në treg nga agjencitë e pasurive të patundshme dhe individë, çmimet janë rritur më shumë në tre zona të Tiranës: Rruga e Elbasanit, përreth Liqenit Artificial dhe në zona e Kopshtit Botanik.
Në varësi të apartamentit, qasjes së tij në infrastrukturë dhe vitin e ndërtimit, çmimet shkojnë deri në 3 mijë euro për metër katror, nga 1500 deri në 2000 euro që shiteshin vitin e kaluar.
Rritje me mesatarisht 30 për qind raportohen në zonat më pak të lakmuara, si Astiri dhe Fresku. Çmimi mesatar në këto dy zona ka kërcyer nga 550-650 euro për metër që ishte vitin e kaluar në 900-1000 euro për këtë vit.
Çmimet janë dyfishuar në zonat periferike të Tiranës në dekadën e fundit, ndërsa janë rritur deri në tre herë më shumë në zonën e qendrës, ish-Bllokut, përreth Liqenit dhe te Rruga e Elbasanit.