30 ditë burg për djalin e gjyqtarit Ibrahim Hoxha

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 30 ditë për Ledjon Hoxhën, djalin e gjyqtarit Ibrahim Hoxha.

Avokatët mbrojtës kanë pretenduar gjatë seancës se nuk ka vepër penale për Ledjon Hoxhën.

Ai u arrestua pak ditë më parë në kuadër të një operacioni të koduar “Berati 2”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në pranga përfundoi edhe babai i tij, gjyqtari Ibrahim Hoxha, si dhe dy persona të tjerë, një biznesmen si dhe një ndërmjetës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prokuroria ka kërkuar masën e arrestit me burg ndaj tyre.

Ndaj të birit të gjyqtarit rëndon akuza e ndikimit të paligjshëm.

Trupi gjykues i ka kërkuar organit të hetimit prova shtesë për të akuzuarin brenda 30 ditëve të afateve të paraburgimit, në të kundërt ai përfiton lirinë./ORA

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?