“30 ditë në det” – Policia e Shtetit pjesë e operacionit ndërkombëtarë kundër ndotjes

Policia e Shtetit ka marrë pjesë në një tjetër operacion ndërkombëtar, këtë herë kundër ndotjes në det.

“Operacioni njëmujor (1-31 tetor) i koduar ’30 Ditë në Det ‘, me synim krimet e ndotjes detare në nivel global, u zhvillua me përfshirjen e 276 agjencive të zbatimit të ligjit dhe agjencive mjedisore në 58 vende në të gjitha rajonet, ku u zbuluan mbi 500 shkelje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Shkeljet e ndotjes detare të zbuluara përfshijnë shkarkimet e paligjshme të vajrave dhe mbeturinave nga anijet, hedhja e paligjshme e mbeturinave në det, shkelja e rregullave të shkarkimeve të anijeve si dhe incidentet e paligjshme të ndotjes në lumenj, në bregdet dhe në vende të tjera në tokë (pranë detit).

Swiss Digital Desktop Reklama

Autoritetet në Shqipëri parandaluan një rast ndotje duke siguruar ujërat përreth, ku një mjet peshkimi që po mbytej kishte 500 litra naftë me vete.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Më shumë se 58 inspektime u ndërmorën në hapësirën detare të Shqipërisë, gjatë të cilave u kryen 91 kontrolle të mjeteve detare, u kryen më shumë se 135 orë punë, u angazhuan 150 forca dhe 49 mjete lundruese. Gjatë operacionit janë kontrolluar 104 mjete lundruese për ndotje detare. Gjatë operacionit u konstatua një rast i ndotjes detare në Portin e Durrësit nga një mjet peshkimi i cili u mbyt duke marrë me vete dhe një sasi hidrokarburi (naftë) prej 500 litra”.

Autoritetet morën masa të menjëhershme për pastrimin e zonës ku u kthye në gjendjen e mëparshme.

Shqipëria pranoi ftesën dhe mori pjesë në Operacionin e koduar “30 Ditë në Det” kundër krimit të ndotjes detare. Ky operacion ishte i koordinuar nga Programi për Sigurinë Mjedisore i Interpol-it dhe në partneritet të ngushtë me Europol.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?