30% e maturantëve duan që të ikin jashtë vendit

Këtë vit shkollor janë plot 11075 gjimnazistë në të gjithë vendin nga 31 mijë gjimnazistë që mbaruan shkollën e mesme, të cilët pas plotësimit të dosjes me certifikatën e notave të përkthyer në gjuhën e vendit ku duan të ndjekin arsimin e lartë dhe diplomën e fotokopjuar të noterizuar, janë në pritje të përgjigjeve nëse janë përzgjedhur në universitetet e botës, larg vendbanimit të tyre.

Maturantët që kanë zgjedhur të vijojnë rrugëtimin arsimor në Shqipëri do të nisin aplikimin online përmes portalit universitar u-albania, i cili nuk ka rënë pre e sulmit kibernetik, për gjashtë ditë nga data 29 korrik deri në 3 gusht. Të rinjve do u jepet mundësia që të përzgjedhin 10 programe studimi nga 560 degë që ofrojnë 39 universitetet publike dhe private në të gjithë Shqipërinë.

Risia e këtij viti është se Ministria e arsimit ka shpallur degët me prioritet kombëtar të cilat rrezikonin të mbylleshin, ku maturantët me mesatare mbi 8.5 që zgjedhin të regjistrohen në programet e mësuesisë, bujqësisë apo turizmit do të shpërblehen me një bursë mujore në vlerën e pagës minimale, 3200 lekë.

SHKARKO APP