30 mijë euro për të vrarë gruan dhe vjehrrën, arrestohet 50-vjeçari

Karabinierët në Itali, kanë zbuluar një krim të pazakontë. Ata kanë arrestuar një 50-vjeçar, pasi dyshohet se kishte paguar 30 mijë euro, për vrasjen e gruas dhe vjehrrës së tij.

Burri nga Parma, kishte kërkuar nga vrasësi që e gjitha të dukej sikur ishte aksidentale, e për këtë, kishte dhënë një këst të parë, me premtimin se shuma totale do të jepej në momentin kur të kryhej vrasja.

Është e paqartë arsyeja se përse burri donte të vriste të shoqen e vjehrrën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?