30 mjekë dhe infermierë në Itali, si u bë përzgjedhja e personelit? Manastirliu: Dy javët në vijim presim të kemi zhvillime

30 mjekë dhe infermierë shqiptarë u nisën drejt Italisë, për të mbështetur stafin mjekësor në parandalimin e koronavirusit.

Në një lidhje më “ABC News” ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka folur për mjekët të cilët do të jenë në frontin  e parë të luftës kundër COVID-19.

Manastirliu theksoi se mjekët ishin pjesë e listës së vullnetarëve, ndërsa u shpreh se ata janë një personel që ka aftësinë për t’ju përgjigjur kësaj situate.

Personeli prej 30 personash, u përzgjodh rastësisht apo janë të  dedikuar për t’ju ardhur në ndihmë. Si u bë përzgjedhja e këtij personeli?

Manastiruliu: Pas thirrje që realizuam, përzgjedhja për t’ju bashkuar këtij grupi ishte në bazë të listës së vullnetarëve që kishim, ishin rreth 3 mijë persona që ishin bashkaur. Kjo iniciativë kërkonte mjekë të specializuar. 

Një pjesë e tyrë kanë ekperincë, janë një personel që ka aftësinë për t’ju përgjigjur kësaj situate. Dokumenti certifikues është vetë licensa e tyre. 30 mjekët dhe infermierët kanë disponimin e të gjithë licensace përkatëse, por  për tu ndarë në shërbime specifike do të duhet  një vlerësim i njohurive  të tyre dhe këtë e zbaton çdo spital në momentin që rekruton një staf të ri.

A ka patur nga radhët e mjekëve persona që i keni kërkuar dhe nuk kanë pranuar?

Manastirliu: Të gjithë ata që kemi telefonuar janë pjesë e listës së vullnetarëve. Sapo i kemi telefonuar janë bërë pjesë e ekipit.

Sa i përket pajisjeve me maska dhe dorashka për personelin mjekësor, Manastirliu theksoi se materialet janë të sigurta. “Janë siguruar rreth 15 ton materiale të mbrojtjes personale.  Stafi mjekësor është pajisur me të gjitha materialet.

E gjithë bota po has vështirësi. Kemi bërë të mundur që të mos kemi problematike me materialet mbrojtëse, është një financim i buxhetit të shtetit”, tha Manastirliu.

Si pritet që të mbyllet kjo javë?

Manastirliu: Mund të themi që kurba jonë është e lehtë, pa probleme në sistemin shëndetësor. Është e pritshme kjo për ne, pasi masat e marra janë drastike. Por them që nuk ka një skenar të saktë sa i përket parashikimevve sepse mund të ndryshojnë më pas.

Jemi duke kuptuar hap pas hapi se si duhet të reagojmë.  Ajo çfarë do të vijë më pas e kemi të panjohur, dy javët në vijim presim të kemi zhvillime.

Deri kur pritet të vazhdojë kjo mënyrë izolimi?

Manastirliu: Mund të them se masat janë duke dhënë efekt, por në asnjë moment nuk duhet lëshuar vija mbrojtëse. Dy javët në vijim mund të themi se do të jenë prova  e zjarrit dhe më pas do të shohim se si do të procedohet.

Çdo ditë po ndërmarim masa të reja, sot mund të them se po ndjekim rekomandimet e OBSH. 

Situata emocionale dhe psikologjike e personelit mjekësor ?

Manastirliu: Jam në kontakt me mjekët çdo moment, janë shumë të fortë, i mbështet eksperienca e madhe që ato kanë.

Të gjithë ata që janë në frontin e parë të betejës me këtë sëmundje po punojnë dhe po luftojnë çdo ditë për të dhënë maksimumin për pacientët.

SHKARKO APP