30 raste të reja në 24 orët e fundit nga Covid-19

Në 24 orët e fundit nuk ka humbje jete dhe sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë kryer 470 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 30 qytetarë.

“8 në Tiranë, nga 4 qytetarë në Fier, Gjirokastër, nga 2 qytetarë në Kukës, Kavajë, Lushnje, Vlorë, Himarë, nga 1 qytetarë në Durrës, Dibër, Berat, Dimal”.

Janë 197 qytetarë aktivë në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacient. Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,975 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 30 Dhjetor 2022)

Raste të reja ditore 30
Të shëruar në 24 orë 13
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 470
Testime totale 2,019,544
Raste pozitive 332,768
Raste të shëruara 328,975
Raste Aktive 197
Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 144
Fier 20
Vlorë 12
Gjirokastër 8
Kukës. 3
Durrës. 2
Berat. 2
Shkodër 2
Dibër. 2
Lezhë. 1
Elbasan 1

SHKARKO APP