30 ura drejt rikonstruksionit
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka nisur punën për të rikonstruktuar 30 ura, që janë në gjendje kritike, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe qëndrueshmërinë e këtyre urave.
Drejtoresha e Përgjithshme e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato u shpreh sot se, “për herë të parë ARRSH ka nisur një monitorim total të të gjithë rrjetit të infrastrukturës rrugore prej 4000 km dhe grupi i punës i udhëhequr nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ka identifikuar rreth 630 ura, për të cilat ka plotësuar pasaportat e tyre, mbi gjendjen dhe të dhënat teknike që paraqesin”.
Qato tha se, “30 ura, janë në gjendje kritike dhe po projektohet plani i ndërhyrjes në to. Ndërsa 7 ura janë konsideruar me risk të lartë dhe tashmë kemi gati zbatimin e projekteve për të ndërhyrë”. Gjithashtu vijoi ajo, po identifikojmë burimin e financimit. Ndërkohë që kemi marrë hapat e parë për sigurinë e udhëtarëve, kemi bllokuar urën e Rrogozhinës mbi lumin Shkumbin dhe kemi identifikuar problematikat në urën e Maliqit.
KOHA JONË SONDAZH

