30 vite asnjë investim në lagjen “fshat” të qytetit

Kjo është rruga “Sabri Kosturi” në lagjen “18 tetori” në Lushnje. Ndërtimet janë shtuar por pamja që të shfaqet në këtë rrugë është e njëjta si 30 viteve më parë. Në dimër kjo rrugë ka gropa të mëdha të mbushura me ujë, të cilat e bëjnë të vështirë kalimin si të këmbësorëve ashtu edhe të automjeteve. Në verë pluhuri i madh u shkakton problem në frymëmarrje banorëve të kësaj lagjeje. Ky segment rrugor është një rrugë që lidh qytetin me bypassin e autostradës e që përdoret nga dhjetëra fermerë të cilët kanë tokat e tyre në këtë zonë. Të kontaktuar në telefon përfaqësues të Bashkisë së Lushnjess thanë se nuk ka fonde të mjaftueshme për të sistemuar këtë rrugë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?