30 vite nga eksodi/ Bushati me të rinjtë: Asnjë qytet s’të bëhet Shkodër, asnjë shtet s’të bëhet Shqipëri
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Shkodrës, Helidon Bushati, gjatë një takimi me të rinj, të reja dhe votues për herë të parë, ka kujtuar eksodin e shqiptarëve 30 vite më parë.
‘Si sot para 30 vitesh, një anije eksodi me të rinj dhe të reja, la Shqipërinë. Kjo vazhdon të jetë ëndrra që një qeverisje në ikje ka për ju, por kjo nuk mund të jetë kurrë ëndrra juaj. Asnjë qytet nuk të bëhet Shkodër, asnjë shtet nuk të bëhet Shqipëri dhe asnjë gjuhë nuk të tingëllon ma bukur se gjuha shqipe’, shkruan Bushati në Facebook.
Postimi i plotë i Helidon Bushatit:
Takim me të rinj, të reja dhe votues për herë të parë
Si sot para 30 vitesh, një anije eksodi me të rinj dhe të reja, la Shqipërinë.
Kjo vazhdon të jetë ëndrra që një qeverisje në ikje ka për ju, por kjo nuk mund të jetë kurrë ëndrra juaj.
Asnjë qytet nuk të bëhet Shkodër, asnjë shtet nuk të bëhet Shqipëri dhe asnjë gjuhë nuk të tingëllon ma bukur se gjuha shqipe.
Është koha t’i thoni boll atyre që kanë 8 vite që vendosin xhepat e tyre para të ardhmes tuaj.
Boll më! Kanë 8 vite që ngrejnë mure të pakapërcyeshme drejt të ardhmes tuaj.
Mua më është dhënë mundësia në vendin tim, prandaj të njëjtën mundësi jam i gatshëm t’jua jap secilit prej jush.
Koha juaj nuk po vjen, ajo tashmë ka ardhur.