30 vite pa investim, nuk ka fonde për qendrën shëndetësore në Përparimaj

Vetëm 8 km larg Bashkisë së Devollit ndodhet fshati Përparimaj. Banorët e këtij fshati përveç shumë vështirësive të tjera infrastrukturore dhe sociale, janë të detyryar të marrin shërbimin shëndetësor në një godinë, e cila vetëm si qendër shëndetësore nuk ngjason.

Vetë banorët shprehen se që nga fillimi i demokracisë kjo ndërtesë nuk ka plotësuar as kushtet minimale për një qendër shëndetësore. Bashkia e Devollit e pranon që kjo qendër shëndeësore nuk ofron kushtet optimale për ti shërbyer banorëve dhe mungesa e fondeve e bën të pamundur përmirësimin e kushteve aktuale.

Deri kur Bashkia Devoll, të konkretizojë projektin që nuk është as në plan, banorët e fshatit Përparimaj duhet ende të marrin kujdes shëndetësor në një ndërtesë e cila më shumë ka funksionin e një hangari sesa një vendi ku merret shërbimi shëndetësor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?