30 vjeç për garën në polici, Komisioneri: Diskriminues
Për të aplikuar në Akademinë e Sigurisë, limiti i moshës deri në 30 vjeç dhe cilësohet diskriminues nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Aplikimet për vitin e ri akademik për “patrullë e përgjithshme” janë në ditët e fundit, dhe njëri prej kritereve është që kandidatët nuk duhet të jenë më shumë se 30 vjeç. Ky detaj ka shqetësuar Sindikatën e Policisë së Shtetit, e cila e rrëzon këtë kriter dhe i kërkon Ministrisë së Brendshme që ta rishikoj atë.
“Pasja e një niveli të caktuar aftësish fizike për kryerjen e detyrave të punonjësit të policisë së shtetit mund të konsiderohet një kërkese e vërtetë dhe profesionale e domosdoshme, me qëllim ushtrimin e këtij profesioni. Sipas të njëjtës dispozitë, duhet që, kjo kërkesë, të jetë e përligjur dhe të mos kapërcejë atë çfarë është e domosdoshme për realizimin e saj.
Nga informacioni i administruar nuk rezultoi asnjë e dhënë që të tregonte se përse personat mbi 30-vjeç nuk posedojnë këto aftësi të nevojshme fizike, që mund të nevojiten për ushtrimin e detyrave të këtij niveli.
Diferenca në trajtim e vendosur, nëpërmjet përcaktimit të një moshe maksimale për rekrutimin e punonjësve të policisë të nivelit bazë, është e përshtatshme dhe e domosdoshme për arritjen e qëllimit”, thuhet në dokument.