30-vjeçari humb jetën nga mbidoza, dëshmia e shokut në polici: Mendova se…
Dorian Kovaci 30 vjeç u dërgua në spitalin rajonal të Beratit pa shenja jete, ndërsa shoku i tij u shpreh se prej disa orësh Kovaci nuk po reagonte ndërsa mendonte se mund të ishte në gjumë.
Bluzat e bardha u përpoqën ta rikthenin në jetë 30-vjeçarin, por nuk ia kanë dalë. Pas marrjes së informacionit forcat e rendit shoqëruan në ambientet e Komisariatit shokun e 30-vjeçarit ndërsa bënë edhe kontrollin e banesës ku dyshohej që dy të rinjtë kishin konsumuar heroinë.
Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.