30 vjeçari kërcënon me automatik babain
Krimi në familje mbetet ende një dramë në shoqërinë shqiptare.
Prania e armëve ka shkaktuar jo pak herë krime të rënda ku burri ka vrarë gruan, gruaja burrin, fëmija prindërit etj.
Blutë e Tiranës sot kanë parandaluar një krim tjetër në familje, ku djali 30 vjeçar ka marrë automatikun dhe ka kanosur babain e tij
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:50 pranë shkollës 9-vjeçare në Kashar, ndërsa ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje.
Sipas policisë shtetasi Leonard Hyka, ka kërcënuar ditën e sotme me armë zjarri tip automatik, babanë e tij Xh.Hyka”.
Autori 30-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë nr.6 në kryeqytet, ndërsa po kryhen veprimet dhe hetimet për ngjarjen.
KOHA JONË SONDAZH

