30-vjeçari që i preu kokën fqinjit drejt lirimit, familjarët e viktimës kërcënojnë rëndë

Alban Voda është i riu nga Këlcyra, i cili i preu kokën fqinjit të tij 66-vjeçar në fshatin Ujëmirë të Këlcyrës. Ngjarja ndodhi rreth dy vite më parë, ndërsa çështja hetimore në ngarkim të Vodës vijon të jetë e hapur.

Sëfundmi familjarët e viktimës, akuzojnë gjyqtarin e Gjykatës së Përmetit, Dritan Hasanin, se në bashkëpunim më Prokurorinë dhe Institutin e Mjekësisë Ligjore, po tentojnë të lirojnë të arrestuarin.

Vëllai i viktimës, Shqyqyri Hoxha, thotë se nuk do ta lënë me kaq këtë çështje. Sipas tij, zyrtarët e drejtësisë po përdorin si formë për lirimin e Alban Vodës, përgatitjen e një raporti mjekësor. Ai kërkoi që të ndalohet ky skandal, ose në të kundërt, do të shkojnë në vetëgjyqësi.

Kujtojmë se Alban Voda më 5 mars të vitit 2017 i preu kokën fqinjit të tij, 66 vjecarit Nesim Hoxha. Voda u shfaq si një person me lëkundje psikologjike, ndërsa në spitalet psikiatrike nuk kishte asnjë raport për të.

Në atë periudhë, Vodës i janë gjetur ilaçe në xhep për të kuruar halucinacionet, të cilat hyjnë në kategorinë e lëndëve psikotrope dhe neuroleptike.

30-vjeçari, gjatë orëve të qëndrimit në komisariat, kur është marrë në pyetje, Alban Voda ka përsëritur një fjali të vetme. Ai ka thënë se 66-vjeçarin e goditi me thikë, pasi kërkonte ta mbyste me një kokërr ulliri.

SHKARKO APP